YouTube sjell rregulla të reja

22 nëntor 2020 | 22:46

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë.

Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklamat, zakonisht fitojnë prej saj.

Sidoqoftë, rregullat e reja thonë se YouTube do të jetë në gjendje të shfaqë edhe më shumë reklama se më parë, dhe se ata do të paguajnë më pak për to, domethënë, të gjithë ata që nuk janë në “Programin e Partneritetit” nuk do të marrin para, transmeton Telegrafi.

Kështu, për shembull, mund të ndodhë që krijuesit më të vegjël të shohin një reklamë në një nga videot e tyre, pa fituar asnjë euro prej saj.

Nëse ata duan të jenë pjesë e ‘Programit të Partnerëve’ në YouTube, ata duhet të kenë 4,000 orë shikime në 12 muajt e fundit dhe të kenë më shumë se 1.000 pajtimtarë.

Siç konfirmohet nga The Verge, ende nuk do të ketë reklama në krijuesit që shfaqin video për fenë, politikën, alkoolin ose lojërat e fatit në plan të parë. Atyre ndonjëher edhe u ndalen shfaqjet nga YouTybe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Qytetare (GP) URA kurrë nuk do të lejojë që…