Zaev: Data e kushtëzuar, ditë e madhe për Maqedoninë

26 qershor 2018 | 22:14

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka quajtur “ditë të madhe” vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve në qershor të vitit 2019.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Zaev ka thënë vendimi paraqet mirënjohje për punën e bërë në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Edhe një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë. Edhe një mirënjohje e madhe për vendin tonë. Këshilli i Ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme vendosi që bisedimet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë, në qershor të vitit 2019. Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha shteteve anëtarëve kanë vlerësuar ndryshimet pozitive në Maqedoni, procesin e reformave dhe dialogun. Shteti i cili me vullnetin e fuqishëm politik dhe qëllimmirë po i zgjidh kontestet me fqinjët, po dëshmon vizionin e qartë për të ardhmen evropiane. Rruga e reformave dhe ndërtimit të vendit, si shtet i rregullave evropiane, është proces i pakthyeshëm”, ka shkruar Zaev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Grupi D sonte janë kualifikuar ekipi i Kroacisë dhe…