Zaevi: Alternativa do të udhëheqë me tri ministri

05 dhjetor 2021 | 13:43

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi, kanë arritur marrëveshje që kjo parti të bëhet pjesë e qeverisë dhe shumicës parlamentare.

Në konferencën e përbashkët për media, Zaev ka thënë se marrëveshja është bërë deri në vitin 2024.

Ai ka treguar se Alternativa do të drejtojë tri ministri.

“Alternativa do të emërojë ministrin e Shëndetësisë, do të merr Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe një ministër pa resorë për Diasporën. Gjithashtu do të ketë tre zëvendësministra, një zv/ministër për Arsim, zv/ministër për Kulturë, një mbetet për ta konkretizuar, edhe pse kemi folur për Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Zaev.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i…