Firmoset marrëveshja mes Zaevit dhe Gashit për hyrjen e Alternativës në Qeveri

05 dhjetor 2021 | 13:32

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kanë nënshkruar marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në Qeveri.

Zaev tha se kjo marrëveshje nënshkruhet për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, bisedimet me Bullgarinë dhe për të vazhduar luftën kundër Covid-19, transmeton alsat.mk.

“Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para dhe të ketë vazhdimësi për të hapur integrimet me BE-në, si dhe për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër Covid-19”, ka thënë Zaevi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku e ka përshkruar neglizhencën e Evropës ndaj migrantëve…