Zafa e “dridh” Billushën në mbështetje të Shaqir Totaj
08 nëntor 2021
| 20:15
Kryetari i NISMA-së, Zafir Berisha sonte ka mbajtur një tubim në vendlindjen e tij, në Billushë, në mbështetje të Kandidatit për Kryetar, Shaqir Totaj.
“Në vendlindje për një mobilizim si dikur. Nëse dikur është dashtë mu bërë bashkë kundër Serbisë, sot duhet të bëhemi bashkë kundër logjikës politike të mbeturinave të Serbisë dhe shërbëtorve të tyre të cilët Prizrenin e kanë ndarë mbi baza të oringjinës, gjuhës apo etnitetit që i takojnë.
Ndryshimi që duhet të ndodhën me 14 nëntor është mesazh i fuqishëm se ky qytet ka burra dhe gra, djemë e vajza që e mbrojnë krenarin dhe identitetin e qytetit të LIDHJES” ka thënë Zafir Berisha nga ky tubim.