Zana Kotorri emërohet kryesuese e komisionit për Kontrollin e Tregtisë të Mallrave Strategjike

28 janar 2021 | 12:10

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 60-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të fushës së përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Kryesuese e këtij komisioni është emëruar Zana Kotorri nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:

(1)  Zana Kotorri / MTI – kryesuese;

(2)   Behram Mazreku / MTI – zëvendës kryesues;

(3)   Brahim Kokollari / MM – anëtar;

(4)   Nazmi Zogaj / MM – zëvendës anëtar;

(5)   Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;

(6)   Bujar Pefqeli / DK – zëvendës anëtar;

(7)   Mensur Hoti / MPB – anëtar;

(8)   Driton Ademi / MPB – zëvendës anëtar;

(9)   Adnan Dragaj / MPJ  – anëtar;

(10) Flurin Gashi / MPJ – zëvendës anëtar.

Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri-eksportim jashtë vendit, ri-transferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese. Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën Shtetërore të Mallrave të Kontrolluara Strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë migrantë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas shpërthimit të zjarrit…