Zapata: Ja pse i shënoi shpesh Juves

01 shkurt 2019 | 22:27

Kampionati italian këtë vit është  “pushtuar” nga Atalanta dhe nga gjërat e jashtëzakonshme që ajo po bën ndeshjet e funit.

Por, nëse kjo skuadër mund të thoshim që ka një lider atëhere ky do të ishte Duvan Zapata, i cili deri më tani ka shënuar 15 gola në kampionat.

Duke folur për “Sky Sport”, kolumbiani ka sqaruar formën e mirë që po kalon dhe “vesin” që ka dhe i shënon shpesh Juventusit.

“Ne jemi shumë të kënaqur dhe kemi një ekip shumë të fortë. Unë isha në dijeni të përpjekjeve financiare të bëra nga klubi për mua, por gjithsesi isha shumë i qetë. Nëse Gasperini ka një sekret duhet ta pyesësh vet, unë di që ai përgatit ndeshje të mëdha dhe na transmeton shumë energji. Dita ditës, ne kuptojmë që mund të mundim këdo dhe rezultatet që nuk po gjenim në fillim po vijnë një e nga një. Juves i shënoj sepse kam luajtur me Napolin(qesh). Jam i lumtur dhe shpresoj të shënojë në çdo garë”, kanë qenë fjalët e sulmuesit kolumbian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shumë vende ku bora “pushton” rrugët gjatë dimrit. Përveç…