Zbulime rrëqethëse pas kthimit në shtëpi të anijes së Arktikut

16 tetor 2020 | 09:02

Anija eksploruese gjermane u kthye në portin e Bremerhaven pas 389 ditësh endje nëpër Arktik dhe zbulimet e bëra nga shkencëtarët ishin rrëqethëse.

Drejtuesi i misionit, Markus Rex, tha se ekipi i tij prej 300 shkencëtarësh nga 20 shtete të botës ishin dëshmitarë të bukurisë mahnitëse që ai vend ka.

“Duhet të bëjmë një përpjekje për ta ruajtur këtë zonë për gjeneratat në vazhdim”, tha ai në një konferencë për shtyp. Kam parë nga afër se si ngrohja globale po shkakton një efekt të keq për akujt e asaj zone. Oqeani Arktik po shuhet dita-ditës. Ishte mjaft e dallueshme sa hidhje sytë nga dritarja apo sa ecje në akull të thyeshëm”, tregoi Rex.

Ai theksoi se akulli është shkrirë dhe anija mund të lundronte nëpër ujë oqeanik pa pengesa. Ndonjëherë ngjante sikur nuk kishte fund. Horizonti dhe deti ishin një.

“Nëse akulli vazhdon të shkrijë me këto ritme, në shumë pak dekada do të kemi një Arktik bosh”, tha ai.

Misioni Polarstern shpenzoi më shumë se një vit atje dhe mblodhi të dhëna për ekosistemet dhe oqeanin që dëshmonin impaktin e ngrohjes globale në atë rajon.

Për këtë mision, u ngritën katër pika observuese me distancë 40 km ndaj njëra-tjetrës dhe anijes. U mblodhën monstra hidrogjenike për t’i studiuar planktonet apo bakteret që përmbajnë.

Ekspedita, buxheti i së cilës kapi shifrën e 140 milionë eurove, solli një sasi të dhënash, rreth 150 terabajt dhe mbi 1 000 mostra. Shkencëtarët shpresojnë ta kuptojnë natyrën dhe sistemin klimaterik të Arktikut me këto gjetje.

Anija u nisa nga Tromso, Norvegji, në 20 shtator 2019 dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në errësirë totale, si dhe temperatura -39 gradë celsius. Gjatë kësaj kohe eksploruesit kanë parë rreth 60 arinj polarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë -…