Zbulohen aktivitete të dyshimta në Korenë e Veriut

06 mars 2019 | 14:30

Agjencitë e Inteligjencës së Koresë Jugore kanë njoftuar për aktivitete të dyshimta të Koresë së Veriut, sa i përket programit të saj bërthamor.

Agjencitë thanë se Koreja e Veriut po restauron pjesë të vendit për lëshimin e raketave në Dongchang, ka njoftuar agjencia e lajmeve “Yonhap”.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Koresë së Jugut tha gjithashtu se “të njëjtat informacione i posedojnë edhe Shtetet e Bashkuara”.

Samiti i javës së kaluar ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore Kim Jong-un, dështoi pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e koreano-veriorëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre.

Megjithatë ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha./gsh.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ka…