Zbulohen emrat e shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali

31 tetor 2022 | 13:39

Një aksident tragjik i mori jetën një 22-vjeçareje shqiptare dhe tre fëmijëve të mitur mbrëmë në Itali.

Sipas informacioneve fillestare, 22-vjeçare është nëna e fëmijës 2-vjeçar ndërsa i plagosuri është partneri i gruas dhe babai i fëmijës 2-vjeçar.

Dy fëmijët e tjerë, 8-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.

Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e viktimave: Shane Hyseni, 22 vjeç, Mattias Lame, 1 vjeç e gjysmë, Rejana Hyseni, 8 vjeç dhe Resat Hyseni, 11 vjeç, si dhe motra dhe vëllai i Shanes. 30-vjeçari është partneri dhe babai i Mattias Lame.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës në rrugën Via Emilia. Makina tip Fiat Stilo raportohet se është përplasur me një shtëpitë pabanuar. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa nga pamjet në vendngjarje shihet që makina është shkatërruar plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja shqiptare Bora Zemani ditëve të fundit është përfolur për…