Zbulohet aksidentalisht kura kundër “qerosllëkut”

11 shtator 2019 | 11:42

Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve. Lajmi i mirë për të gjithë ata që janë shndërruar në qerosë pa dëshirën e tyre mbërrin nga Universiteti i Mançesterit në Angli.

Studiues të këtij universiteti ishin duke punuar në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës që shkakton dobësimin e kockave. Shkencëtarët e kanë pagëzuar ilaçin me emrin “WAY-316606”.

Ata kanë thënë se gjatë testimeve kanë vënë re se flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

“Në vetëm gjashtë ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund ta bëjë dallimin te njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, ka thënë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri ka treguar se shkencëtaret janë në…