Zbulohet çmimi i biletave për finalen Tottenham – Liverpool

09 maj 2019 | 16:30

Dy klubet angleze, Liverpooli dhe Tottenham Hotspur tashmë kanë ndarë nga 16,613 bileta për tifozët e tyre për finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.

Liverpooli ka njoftuar detajet e çmimeve të biletave të kategorisë së katërt që kushtojnë nga 70 euro, por kjo shumë përfshinë vetëm 20 për qind të biletave. Përveç kësaj, 54 për qind e biletave kanë çmimin nga 180 euro, 21 për qind prej 450 eurosh dhe 5 për qind prej 600 eurosh. Tottenhami, i cili mundi Ajaxin për të arritur në finale, nuk kanë njoftuar detajet e çmimeve për biletat e tyre.

UEFA në anën tjetër ka ndarë për shitje 4,000 bileta për tifozët që vinë nga mbarë bota për vendet në stadiumin “Wanda Metropolitano” me kapacitet 68,000 ulësesh. Pjesa tjetër e biletave ju takon komitetit organizues lokal, UEFA-s, federatat kombëtare, partnerëve të marketingut dhe transmetuesve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Kina ka “shkelur…