Zbulohet e ardhmja e Ronaldos

03 dhjetor 2019 | 17:04

Fabio Paratici ka thënë se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe në sezonin tjetër. Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” ka zbuluar se portugezi dëshiron ta fitojë edhe “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë.

Ne mediat italiane ishte raportuar se 34-vjeçari mund të rikthehej te Manchester United, aty ku kishte kaluar një kohë të mirë dhe kishte fituar “Topin e Artë” për herë të parë.

“Më vjen të qeshë, pasi ne nuk kemi asnjë problem. Ai dëshironte ta fitonte çmimin e lojtarit të viti në Serie A dhe këtë e bëri dhe po tregon se përse është më i miri. Opinioni im është se ai e meriton ‘Topin e Artë’. Ai do të jetë te Juventusi edhe sezonin tjetër, nuk ka dyshime”, ka thënë Paratici.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu…