Zbulohet emri i banorit të parë që do të hyjë në shtpinë e “Big Brother Vip 2″?

07 nëntor 2022 | 10:54

Këngëtari Altin Shira mori ftesë zyrtare për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Në një mënyrë krejt të veçantë, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel”, ai u përball me ftesën e papritur në spektaklin që theu rekorde shikueshmërie.

Pas ftesës që iu bë në studio këngëtari qeshi dhe mendoi se ishte një shaka, por më pas u sqarua nga moderatorët.

“Përtej shakasë është ftesë serioze, i kemi marrë të gjitha akreditimet. Ftesa është zyrtare”, u shpreh Ervin Kurti.

“Ishte një ftesë e papritur, por duhet ta mendojmë. Jam 50 me 50”, u përgjigj këngëtari Altin Shira./ Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa moti ka filluar të ftohet dhe imuniteti bie ndaj…