Vjeshta ul imunitetin, mjekja tregon ushqimet që duhet të hamë gjatë kësaj stine

07 nëntor 2022 | 10:51

Ndërsa moti ka filluar të ftohet dhe imuniteti bie ndaj ajo që hamë është shumë e rëndësishme. Mjekja nutricioniste Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, tregoi ushqimet që duhet të hamë gjatë vjeshtës për ta mësuar trupin me stinën e ftohtë dhe me uljen e orëve të ditës.

“Me uljen e dritës, ulet prodhimi i serotoninës. Prodhohet mbi 95 për qind në zorrë. Ka një ndikim të madh në prodhimin e serotoninës dhe duhet të jetë në funksionin maksimal me regjimin perfekt ushqimor që të kemi serotoninë e duhur dhe të kalojmë një vjeshtë të mirë.

Stinët ndikojnë si në ndryshimin të funksioneve të organeve dhe në sjelljen e organizmit kundrejt ambientit. Në verë themi se duhet të hamë ushqime më të thjeshta dhe të ftohta sepse trakti tretës bëhet më përtac . E kundërta ndodh me uljen e temperaturave, ulet serotonina sepse do të rritet melatonina.

Jeni pak në humor, kemi më shumë uri për të ëmbla sepse stimulohet prodhimi i insulinës dhe duke u prodhuar duhet të kemi sheqer më shumë për të vënë në funksion insulinën që derdhet në gjak. Rrisim vaktet më të ngrohta. Që organizmi të futet në vjeshtë në mënyrë graduale dhe pa e ndjerë efektin e uljes së orëve të dritës, themi se në ditët e para hamë pak.

Ne përfshijmë vaktet vegjetariane sspse perimet dhe frutat kanë më shumë serotoninë sesa ato shtazore. Duhet të kemi proteina shtazore të shëndetshme si djathi, por jo më shumë se një vakt në ditë. Të hamë mishin e pulës, vezën, peshkun por dhe bimoret si të gjitha bishtajoret.”, tha Dr. Albana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njofuar se në 24 orët e…