Zbulohet gjinia e fëmijës që po pret Arbana Osmani

12 maj 2020 | 14:58

Lajmi se Arbana Osmani ishte shtatzënë për herë të dytë u publikua nga vetë moderatorja në ditën e lindjes së saj dhe partnerit, Eduart Grishaj.

Nëpërmjet rrjeteve sociale ajo bëri me dije se çifti së shpejti do të bëhen prindër të një fëmijë.

Kur kanë kaluar disa ditë nga ky lajm, zbulohet edhe gjinia e bebit që po pret Arbana Osmani. Bëhet me dije se prezantuesja dhe regjisori janë në pritje të një djali.

Kujtojmë se Arbana ka tashmë një djalë nga martesa e saj e parë. Fëmija pritet të vijë në jetë në vjeshtë të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin…