Zbulohet një fakt tronditës: Lamine Yamal nuk është 16 vjeçar, por më i vjetër

13 mars 2024 | 00:18

Lamine Yamal padyshim që është zbulimi i Barcelonës këtë edicion dhe ai ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e jashtëzakonshme.

Por ylli në rritje i Barcelonës, Lamine Yamal e ka gjetur veten në qendër të një polemike të nxehtë.

Diskutimet e fundit në internet kanë vënë në dyshim moshën e anësorit 16-vjeçar, duke sugjeruar se ai në fakt mund të jetë afër 20 vjeç.

Ky debat u ndez nga një artikull i vetëm në gazetë, gjoja i vitit 2015, i cili pretendon se Yamal ishte tashmë 10 vjeç në atë kohë, duke sfiduar vitin e tij të raportuar të lindjes, 2007.

“Lamine Yamal ka gënjyer për moshën e tij! Gazeta e vjetër konfirmon se ai ishte 10 vjeç në 2015, që do të thotë se këtë vit ai do të mbushë 19 dhe jo 17. Barcelona ka bërë mashtrim me moshën!”, postoi në Twitter përdoruesi i quajtur La Liga Frauds .

Në sytë e atyre që nxisin spekulimet, fotografia e të riut duke veshur fanellën e sezonit 15/16 të Barçës shërben si provë e pamohueshme se lojtari është me të vërtetë më i vjetër se 16 vjeç.

Në fakt, kjo ishte vetëm një foto e vjetër nga vitet e kaluara e përdorur në artikullin e zbuluar në një arkiv dixhital, e cila daton qartë në vitin 2017, jo në 2015 siç pretendohej fillimisht, duke zhvlerësuar të gjithë premisën e ‘mashtrimit’ të supozuar të moshës së Yamal.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse këto fakte janë të vërteta dhe nëse do të reagoj La Liga për këtë gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I miratuar 8 muaj më parë, më 13.07.2023, në Kuvendin…