Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve Agron dhe Osman Krasniqit (Foto)

02 korrik 2019 | 19:13

 

Në Grykën e Llapushnikut në praninë e shumë bashkëluftëtarëve, veteranëve të UÇK-së, bashkëfshatarëve e familjarëve të dëshmorëve është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, Agron Krasniqi dhe Osman Krasniqi.

Në ceremoninë e organizuar për zbulimin e kësaj pllake ka marrë pjesë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, tani anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.
Me këtë rast, Shala ka thënë pushka e Agronit dhe Osmanit ishte bërë forcë për fitore.

“Një ceremoni përkujtimi me plotë momente emocioni, krenarie e malli ku mesazhi kryesor ishte: ‘Agron dhe Osman, ju jeni ata që i dolët zot atëdheut, jehona e pushkëve tuaja, gjaku dhe lufta e juaj u bë forcë mobilizimi për luftën tonë deri në fitore. Lavdi ju qoftë për jetë e mot!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent…