Zbulohet pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e Polacit

04 nëntor 2022 | 14:29

Në fshatin Polac të Skenderajt është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të të rënëve dëshmorë, martirë dhe civilë, të cilët janë vrarë gjatë luftës çlirimtare, nga policia dhe ushtria serbe.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorë komunalë, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës, Bislim Zogaj, ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përfaqësues të familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftëtarë, familjarë, pjesëtarë të FSK-së, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve, sot jemi të lirë dhe të pavarur.

Ai ka shtuar se është në përgjegjësinë e institucioneve që të mirëmbahet kompleksi memorial në Polac, në mënyrë që homazhet e familjarëve të bëhen në kushte më të mira.

Pas disa recitaleve nga nxënësit e shkollës së Polacit, është bërë zbulimi i pllakës ku janë emrat e 86 të vrarëve të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars…