Anëtarë të Bundestagut vizitojnë Kosovën, flasin për sigurinë

04 nëntor 2022 | 14:21

Anëtarë të Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars Lindemann dhe Marcus Faber, e kanë vizituar Kosovën.

Gjatë vizitës ata kanë takuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes me të cilët kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend.

“Ata gjithashtu bënë një vizitë në hapësirat e KFOR-it ku mësuan për kontributin e rëndësishëm të misionit për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol e ka pranuar se pensionimi…