Zbulohet shtatorja e Shejh Myhedinit

21 korrik 2019 | 12:17

Është zbuluar sot shtatorja e atdhetarit dhe Heroit të Kombit, Shejh Myhedin Shehu, ku prezent veç autoriteteve komunale, ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, Shejh Myhedinin e ka vlerësuar si atdhetar të paepur. Ka thënë se sakrifica e tij për të drejtat e shqiptarëve është frymëzuese edhe sot.

“Në 21-vjetorin e rënies, njëri prej personaliteteve më të spikatura të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, Shejh Myhedin Shehu, atdhetari i paepur, vjen i skalitur në bronz si simbol qëndrese. Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare është frymëzuese edhe sot, kur të gjithë ne duhet të vihemi në shërbim të Atdheut, në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të shtetit. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Shejh Myhedin Shehut”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Anthony Joshua (22 fitore dhe 1 humbje në…