Zbulohet vendimi  se a do të jetë Beatrix nesër në finale të “Big Brother VIP”

17 shkurt 2022 | 14:39

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj javën e kaluar kishte marr vendim për të mos u shfaqur në natën e spektaklit të reality-show “Big Brother VIP Albania”, kështu duke refuzuar që ta takonte të dashurinë e saj, aktorin, Donald Veshaj.

Nëpër rrjete sociale, Beatrix u kritikua edhe pse refuzoi ftesën me argumentin se ishte lënduar nga një batutë që bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi lidhur me trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix.

Këngëtarja kosovare u largua nga Shqipëria ditën e shtunë duke udhëtuar bashkë me kushërirën e saj në Dubai, ku qëndroi për disa ditë.

Ndërsa të gjithë mendonin se raporti i saj me Donaldin është krisur, Beatrix tregoi mbështetje për aktorin përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke kërkuar publikisht ndjekësve që ta votonin Donaldin si fitues të këtij edicioni.

Po ashtu është mësuar se ajo do të marrë pjesë dhe në finalen e madhe që do të mbahet nesër. Këngëtarja ka lënë pas hatërmbetjet nga batutat dhe do të shkojë në studio për të mbështetur të dashurin e saj nëse do të shpallet fitues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në…