Zbulon sondazhi: Këta 5 të famshëm kanë shansin më të mirë për t’u bërë presidentë

08 prill 23:00

Një sondazh i bërë në kohë të fundit, ku morën pjesë 30.138 të rritur në SHBA, u pyetën rreth votimit për të famshmit për t’u bërë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazhi zbuloi se cilët të famshëm kanë më shumë mbështetje dhe kështu, shans më të mirë për t’u bërë presidenti i ardhshëm.

Në listën e mëposhtme janë pesë të famshëm që do kishin më shumë mbështetje nëse do kandidonin për postin e presidentit.

Will

Will Smith zuri vendin e pestë në këtë listë me 21% mbështetje nga të anketuarit.

Will ishte shumë aktiv në nxitjen e njerëzve për të votuar. Ai nuk zbuloi zyrtarisht për kë votoi, por dukej shumë i lumtur kur Presidenti Biden i fitoi zgjedhjet e vitit 2020!

Tom Hanks

Tom Hanks doli në vendin e katërt në këtë listë, me 22% të të anketuarve që shprehën besim tek ai që të bëhet presidenti i ardhshëm.

Tom është mbështetës i Biden/Harris dhe madje organizoi ngjarjen e tyre të inaugurimit!

Oprah Winfrey

Oprah renditet në vendin e tretë në këtë liste, me 27% të të anketuarve që shprehën besim në atë që ajo të bëhet presidente.

Oprah është një ithtare e madhe e votimit dhe këtë vit i dha pushim gjithë punonjësve të saj në ditën e zgjedhjeve, për t’u siguruar që ata të ishin në gjendje ta bënin zërin e tyre të dëgjuar!

Angelina Jolie

Angelina Jolie radhitet në vend të tretë në këtë listë me 30 të të anketuarve që shprehën besim tek ajo për t’u bërë presidente dhe se do t’ia jepnin mbështetjen.

Angelina është një aktore, regjisore, humaniste dhe e Dërguar Speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ajo ka folur shpesh për të drejtat e njeriut dhe ka udhëtuar nëpër botë duke ndihmuar të tjerët.

Dwayne “The Rock” Johnson

The Rock është në vend të tretë në këtë listë me 46% të të anketuarve që shprehën besim tek ai që të bëhet president.

Aktori ishte një ithtar i madh i daljes për të votuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma hedh një hap drejt kualifikimit, pasi ka fituar me…