Zbuloni pse dadot e fëmijëve të Jennifer Lopez u larguan brenda 1 jave

08 nëntor 2022 | 16:51

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka dy binjakë me ish-bashkëshortin Marc Anthony, Max dhe Emme. Duke qenë se diva e muzikës ishte shumë e angazhuar me projektet e saj kur fëmijët ishin të vegjël, asaj i duhej që të merrte dikë që të kujdesej për ta.

“Njerëzit që fitojnë shuma të mëdha

Ndërkaq, dado e tyre vite më parë dha dorëheqjen vetëm një javë pasi qëndroi me ta dhe e dyta gjithashtu. Lopez e kishte të vështirë të merrte dikë që të kujdesej për fëmijët e saj.

Ndërkohë një person i afërt me aktoren e famshme zbuloi për ‘National Enquirer’ se:

“Normalisht, njerëzit që fitojnë shuma të mëdha parash dhe kanë shumë detyrime profesionale dhe sociale punësojnë një dado për çdo fëmijë, veçanërisht për të sapolindurit. Por duket sikur Jennifer priste që një dado e vetme jo vetëm të kujdesej për të dy binjakët, por të punonte 16 orë në ditë, shtatë ditë në javë! Dadoja e parë u largua brenda një jave, kështu që ata punësuan shpejt një të dytë. Ata punësuan një dado të dytë, e cila ishte e mrekullueshme me binjakët, por nuk mund të përballonte të punonte kaq shumë orë pa ndërprerje”.

“Njerëzit që fitojnë shuma të mëdha

Rikujtojmë, se së fundmi Lopez i ka vendosur pikat mbi ‘i’ në lidhje me thashethemet për një ndarje të mundshme me aktorin e famshëm, Ben Affleck, pasi u shfaq në rrjetet sociale për të festuar përvjetorin e një albumi të veçantë.

Para pak ditësh në rrjet filluan të qarkullonin disa foto të Ben Affleck pa unazën e tij të martesës dhe menjëherë ta u bënë kryefjala e lajmeve duke thënë se ishin ndarë. Por mesa duket nuk qenka e vërtetë.

“Njerëzit që fitojnë shuma të mëdha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ambasadorin e…