Zëdhënësi i Qeverisë: 30 takime deri më tani me sindikatat, u mungon arsyeshmëria për 100 eurot

11 shtator 2022 | 20:28

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë mbi 30 takime në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe sindikatave.

Por thotë se nuk ka gatishmërinë nga sindikatat për të ecur përpara.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka thënë Kryeziu.

E Atdhe Hymolli, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me Kurtin, takimit që e kanë pasur të shtunën.
Kështu greva do të vazhdojë edhe më tutje.

Postimi i plotë i Kryeziut.

Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.

Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për t’i nderuar viktimat e sulmit të të 11 shtatorit…