Zëdhënësi i Qeverisë: Institucionet u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës

17 janar 2022 | 11:42

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi Serbisë iu ndalua mbajtja e referendumit në Republikën e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë janë bërë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Qëndrimet tona janë edhe veprime tona, pat paralajmëruar kryeministri Kurti me 29 dhjetor 2021 në lidhje me e referendumin e Serbisë në Kosovë. Qëndrimet përveçse veprime i bëmë edhe vendime të zbatuara. Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme”, ka shkruar Kryeziu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptar, Anxhela Peristeri, është shfaqur mjaftë joshëse…