Zejnaj: LDK-ja është bërë si ‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’ e Adem Mikollovcit

07 korrik 2018 | 17:28

Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Argjend Zejnaj, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të LDK-së rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Zejnaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se LDK-ja është bërë si ‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’ e Adem Mikollovcit.

“Njëra palë thotë: ‘Presidenti s’ka legjitimitet’ (të cilin në fakt vet kjo LDK ia ka dhënë me votën e deputetëve të saj)
Tjetra palë: ‘Do ta gjejmë menyrën për të qenë në mbështetje të Presidentit për dialogun me Serbinë’ “, ka shkruar Zejnaj.

Postimi i plotë i Zejnajt:

LDK është bërë si “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët” e Adem Mikollovcit. Kur i thoshin këngëtarit “kno, mos kno, kno, mos kno,…”

Njëra palë thotë: “Presidenti s’ka legjitimitet” (të cilin në fakt vet kjo LDK ia ka dhënë me votën e deputetëve të saj)
Tjetra palë: “Do ta gjejmë menyrën për të qenë në mbështetje të Presidentit për dialogun me Serbinë”.

Gjithmonë e kanë vonuar Kosovën në ketë menyrë, duke mos ditë me dhënë zgjidhje, e mbi të gjitha duke qenë se janë frigacak deri në pafund.

Kosova, me ose pa LDK’n, duhet ta mbyllë procesin e dialogut me Serbinë, me epilogun e njohjes reciproke.

Vikend t’mirë, për ju, “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët” e LDK’së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të…