Zeka: Kurti s’do ta nënshkruajë marrëveshjen, ai do të japë dorëheqje

27 shkurt 2023 | 13:20

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mialim Zeka, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë sot marrëveshjen.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se pas kësaj Kurti do të japë dorëheqje.

“Sipas burimeve të mia, Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen. Pas kësaj, ai do të japë dorëheqje. Me ketë veprim, Albini do ta shkatërrojë Kosovën, edhe veten…!!! Kaq për këtë moment”, ka shkruar Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Big Brother VIP Albania mbrëmë (e diel) u zhvillua…