Zeka operohet me sukses

12 maj 2021 | 12:30

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se sulmuesi Mevlan Zeka është i operuar me sukses.

Rikthimi i Zekës në fushën e blertë do të ndodh pas gjashtë javësh.

“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin në krahun e majtë, lëndimin e pësoi gjatë ndeshjes me KF Arbërinë ku doli lëndim serioz. Pritet të rikthehet mbas gjashtë javë në fushën e gjelbër. Shërim të shpejtë Zeka”, ka njoftuar klubi i Ballkanit.

pas operimit, Zeka në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar: “Vuajtja më mësoi të luftoj, lëndimi më mësoi të mos dorëzohem, dhimbja më mësoi të jem i fortë dhe dashuria e njerëzve të mirë më mësoi të vazhdoj”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të…