Zeka: Shtëpinë që ma lanë prindërit ia fala motrës

08 mars 2018 | 15:29

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është duke u mbajtur debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional, ka apeluar që femra të këtë të drejtë në trashëgimi.

Deputeti Zeka ka treguar se shtëpinë që prindërit ia lanë trashëgimi atij, ia ka lënë motrës së tretë.

“Unë jam djalë hasreti kam pesë motra dhe shtëpinë që ma kanë lënë prindërit ia kam falur motrës së tretë. Kështu që, nëse i keni nga dy banesa dhe shtëpi, iu falni motrave nga një”, ka thënë Zeka, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se në polici dhe gjyqësi duhet të ketë të punësuar me shumë femra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Futbollisti i Fiorentinas, Davide Astori, ka ndërrua jetë të…