Zelanda e Re goditet nga tre tërmete

05 mars 14:02

Tre tërmete, përfshirë një që ishte më i forti që ka goditur ndonjëherë rajonin, u regjistruan në Zelandën e Re të premten, duke ndezur edhe paralajmërime për Tsunami që tani janë tërhequr sidoqoftë.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat bregdetare në ishullin verior, pasi tërmeti i tretë, me manjitudë 8.1 goditi rajonin. Ka pasur raporte për bllokime trafiku ndërsa njerëzit përpiqeshin të arrinin terrene më të larta. Paralajmërimi për cunami sidoqoftë u tërhoq rreth orës 15.43 minuta, rreth 13 orë pas tërmetit të parë. Disa dallgë anormale goditën pjesë të bregut por pasditen e të premtes autoritetet thanë se më e keqja kishte kaluar. Banorëve iu tha se mund të riktheheshin në shtëpi, por u paralajmëruan të qëndronin larg plazheve.

Arqipelagët në jug të paqësorit, Kaledonia e re dhe Vanuatu janë paralajmëruar po ashtu të përgatiten për dallgë të rrezikshme. Brigjet e tyre mund të shohin dallgë deri në 3 metra të larta ndërsa pjesë të Amerikës së Jugut, përfshirë Perunë, Ekuadorin dhe Kilin, u paralajmëruan se mund të regjistronin dallgë mbi një metër të larta në brigjet e tyre. Qendra për paralajmërimin e cunamive në paqësor, në Hauai, tha se dallgët cunam ishin parë por nuk janë raportuar deri më tani dëme.

Të tre tërmetet, të gjithë mbi magnituden 7, u regjistruan në orët e para të së premtes. I fundit, goditi rreth orës 8.30 të mëngjesit, afër ishujve të pabanuar Kermadec, 1000 km në veri lindje të Zelandës së Re./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në fjalën e…