Zelanda e Re kujton viktimat e sulmit në xhami

22 mars 2019 | 15:00

Qytetarë të Zelandës së Re i janë bashkuat faljes së xhumasë në qytetin Kristçërç, në kujtim të 50 njerëzve të vrarë nga të shtënat në dy xhami, të premten e kaluar.

Në mesin e të tubuarve ishte edhe kryeministrja Jacinda Ardern.

“Zelanda e Re mban zi me ju. Ne jemi një”, ka thënë ajo.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, u akuzua për vrasjet në xhami.

Ai do të paraqitet në gjykatë më 5 prill.

Kryeministrja Ardern ka marrë vendim këtë javë që Zelanda e Re t’i ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim.

“Historia jonë ndryshoi përgjithmonë. Tani, edhe ligjet tona do të ndryshojnë”, ka thënë Ardern.

Sulmuesi i xhamive e ka transmetuar drejtpërdrejt në “Facebook” aktin e tij.

Të martën, “Facebook”-u ka thënë se videoja e sulmuesit është shikuar më pak se 200 herë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe rreth 4 000 herë përpara se është hequr nga Facebook-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë sot në seancën…