
Zelensky arrin në Tiranë
16 maj 2025
| 12:14
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.
Ai është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Zelensky do të jetë folësi i radhës pas fjalës hyrëse të Ramës në sesionin e parë të samitit.
Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.