Zelensky flet me Sunak: Ukraina duhet ta forcojë mbrojtjen ajrore

25 korrik 2023 | 12:56

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Zelensky ka njoftuar se me kryeministrin britanik kanë diskutuar rreth sulmeve të përditshme të Rusisë mbi qytetin e Odesës.

Ai tha se Ukraina duhet ta forcojë mbrojtjen ajrore.

“Ne diskutuam bashkëpunimin tonë të mëtejshëm të mbrojtjes, rrjedhën e operacioneve sulmuese të Ukrainës. Përshkrova nevojat aktuale të mbrojtjes së Ukrainës”, Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Novak Djokoviq nuk e ka kaluar ende zhgënjimin e pësuar…