Zelensky kërkon ngritjen e një fondi kompensimi financiar për vendet e sulmuara nga Rusia

22 maj 2022 | 08:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon krijimin e një fondi kompensimi financiar nga Rusia, ndërkohë agjencia amerikane e vlerësimit Moody’s e uli përsëri aftësinë kreditore të vendit.

Zelensky propozoi gjatë një video-mesazhi krijimin e një fondi për të kompensuar shtetet e sulmuara nga Rusia.

Ai tha se vendet partnere duhet të zhvillojnë së bashku një mekanizëm në mënyrë që “të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet e Rusisë” të marrin kompensim për humbjet e tyre”. Kjo mund të rregullohet përmes një marrëveshjeje shumëpalëshe.

Për krijimin e këtij fondi, Zelensky propozoi ngrirjen e kapitalit dhe pronave ruse jashtë vendit dhe transferimin e tyre në këtë fond.

“Një hap i tillë është i drejtë”, tha ai, sepse kështu Rusia do të “ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, të çdo bombe, të çdo predhe”.

Ushtria ruse e sulmoi vendin fqinj tre muaj më parë. Sipas vlerësimeve, dëmet e luftës në Ukrainë kanë shkruar tashmë në disa qindra miliardë euro.

Zelensky tha për televizionin ukrainas ICTV se në fund të fundit lufta mund të përfundojë vetëm përmes diplomacisë.

“Ka gjëra që ne mund t’i arrijmë vetëm në tryezën e bisedimeve”, theksoi Zelensky por rezultatet e negociatave duhet të jenë “të përshtatshme dhe të drejta” për Ukrainën.

Moody’s: Borxhi i Ukrainës mund të jetë “i papërballueshëm”

Ndërkohë agjencia amerikane e vlerësimit Moody’s e uli përsëri aftësinë kreditore të Ukrainës dhe skicoi një perspektivë negative.

Sipas Moody’s i qëndrueshëm nuk është as niveli tejet i ulët CAA3 që ka arritur ndërkohë vendi.

Kjo do të thotë se kreditorët në sektorin privat kërcënohen nga humbjet dhe pavarësisht mbështetjes së gjerë financiare nga komuniteti ndërkombëtar, ekziston rreziku që borxhi kombëtar i Ukrainës, i cili është rritur ndjeshëm do të jetë “për një periudhë afatmesme i paqëndrueshëm”. /Deutsche Welle/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi disa raste të infeksionit të…