Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Bota po e sheh terrorin rus, po humbasim fëmijë çdo ditë

03 maj 2022 | 13:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për pozicionimin e saj të qartë kundër Rusisë si edhe për ndihmat e ofruara  nga vendi ynë për Ukrainën.

“Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fitër Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj atë që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën. Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14-vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17-vjeçare. Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është një ceremoni lamtumire nga gazetarja e ‘REL’-it që u vra nga raketa ruse në Kiev”, ka thënë Zelensky para deputetëve shqiptarë.

Më herët, Zelensky ka mbajtur fjalime edhe në Senatin amerikan si edhe në parlamente të tjera të shteteve të Bashkimit Evropian. Ukraina ka gjetur mbështetje të madhe në Perëndim pas pushtimit rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar që Greqia ta njohë pavarësinë…