Zelensky nesër shkon në ShBA për takim me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë

11 dhjetor 2023 | 08:16

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor. Zelensky është ftuar nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në ShBA. Pritet që të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës si dhe rëndësinë e mbështetjes së ShBA-së.

Në një deklaratë zyrtare Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy udhëheqësit do të diskutojnë edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina. Ky takim vjen derisa Shtëpia e Bardhë përpiqet të arrijë një marrëveshje me Kongresin e ShBA-së për ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në tre vjet mund të shkojë procesi i shkurëzimit…