Zelensky: Putin do vdesë. Kur kjo të ndodhë, gjithçka do të marrë fund

27 mars 2025 | 13:57

Teksa Rusia dhe Ukraina nuk po gjejnë dot dakordësinë për ti dhënë fund luftës në Evropën Lindore. Kreu i shtetit ukrainas Volodymir Zelensky ka deklaruar se ky makth do të marrë fund me vdekjen e Vladimir Putinit. Në një intervistë me gazetarët nga Parisi, Zelensky u shpreh se kreu i shtetit rus do të ndërrojë jetë së shpejti duke insistuar se diçka e tillë tashmë është një fakt.

“Ai do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur diçka e tillë të ndodhë gjithçka do të marrë fund”.

Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putini nuk është mirë me shëndet, spekulime të përhapura kudo në rrjet këto sa i përket gjendjes shëndetësore të Kreut të Kremlinit. Kjo nuk ishte hera e parë që presidenti Volodmyr Zelensky ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Vladimir Putin nuk është e mire. Ai deklaroi përballë gazetarëve nga Parisi se shpreson që Shtetet e Bashkuara do t’i rezistojnë presionit të Rusisë e cila po kërkon heqje të sanksioneve në mënyrë që të zbatojë një marrëveshje armëpushimi në Detin e Zi.

“Shikoni rusët po vënë kushte me partnerët tanë në lidhje me sanksionet që janë vënë ndaj tyre. Nëse Amerika dhe partnerët tanë do të tregohen të fortë, nuk do të ketë asnjë problem. Ne nuk po përkulemi. Është e rëndësishme te jemi elastik, por edhe të fortë. Kjo luftë për shembull e ka bërë Evropën me të fortë. Shpresojmë që dhe ShBA do të qëndrojnë të fortë përballe kërkesës ruse për heqje sanksionesh”.

Zelensky u shpreh përgjatë intervistës së tij për gazetarët Evropian se ai nuk mund të thoshte se Trump dhe Putin kanë një marrëdhënie të ngushtë. Rusia ka deklaruar se një marrëveshje armëpushimi në Detin e Zi do të zbatohej vetëm nëse do të kishte lehtësim sanksionesh që ajo të mund të shes plehrat e saj kimik. Diçka e tillë është refuzuar kategorikisht nga Bashkimi Evropian qe thotë se nuk do të ketë heqje sanksionesh ndaj Rusisë deri sa Vladimir Putin të tërheq trupat ushtarak nga Ukraina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është shprehur sërish me…