Zelensky: Qëllimi ynë është fillimi i negociatave për anëtarësimin në BE

03 shkurt 2023 | 15:53

“Qëllimi ynë është i qartë. Ne duam të fillojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ukrainasit dhe të gjithë evropianët janë bërë më të fortë këtë vit, Rusia nuk mund të na pushtojë. Këto ditë na kanë treguar se integrimi ynë është i pakthyeshëm”, ka shtuar presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e “Auto Moto Park…