Zelensky shkarkon ambasadorin ukrainas në Britani

21 korrik 2023 | 11:38

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin ukrainas Vadym Prystaikon që shërben në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga njoftimi që ka ardhur nga Kievi, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin, shkruan Skynews.

Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku 2020. Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia u përpoq të frenonte një zjarr në perëndim të…