Zelensky shkarkon disa ambasadorë, ndër ta edhe atë të Gjermanisë

10 korrik 2022 | 17:32

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve.

Ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji, Hungari, Maldive, Sri Lanka, Bangladesh dhe Nepal.

Zelensky këtë e bëri të ditur përmes një dekreti në të cilin nuk jepte asnjë shpjegim për vendimin e marrë, shkruan News9live.

Ndryshe,  në mes të luftës me Rusinë, Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të mbledhin mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të…