Zelensky shkarkon edhe pesë zyrtarë të lartë të shtetit

24 janar 2023 | 16:41

Në Ukrainë tani kemi shumë zyrtarë të shkarkuar në riorganizimin më të madh që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Një seri shkarkimesh po ndodhin, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u zotua për ‘furtunë’ në mesin e disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Akuzat për korrupsion midis disa figurave të qeverisë ukrainase janë shfaqur, megjithëse Kievi nuk ka shpjeguar arsyetimet për shkarkimet individuale, raporton skynews.

Taras Melnychuk, përfaqësues zyrtar i qeverisë në parlament, tha se pesë guvernatorët rajonalë së fundi kanë dhënë dorëheqje.

Në mesin e të larguarve janë edhe zëvendësministri i mbrojtjes të Ukrainës, zëvendësministri i politikës sociale, dy zëvendësministra të territoreve dhe komuniteteve dhe dy zëvendësdrejtorë të shërbimit shtetëror të transportit detar dhe lumor.

Guvernatori i Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko

Guvernatori i Zaporizhzhia, Oleksandr Vasylyovych Starukh

Guvernatori i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi

Guvernatori i Khersonit, Yaroslav Yanushevych

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të…