Zelensky takohet me homologun polak gjatë kthimit nga SHBA-ja

22 dhjetor 2022 | 18:03

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se u takua me homologun e tij polak Andrzej Duda gjatë kthimit të tij në shtëpi pas një vizite të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Zelensky shkroi në profilin e tij në rrjetin Telegram se të dy “përmblodhën një vit që solli sfida historike për shkak të luftës në lëvizje të plotë”.

“Ne diskutuam planet strategjike për të ardhmen, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar në vitin 2023”, shkroi Zelensky.

Të mërkurën, Zelensky mbërriti në Uashington për të biseduar me homologun e tij amerikan, Joe Biden.

Zelensky foli në një seancë të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit amerikan, ku falënderoi zyrtarët amerikanë dhe popullin për mbështetjen e tyre për vendin e tij dhe tha se Ukraina do të fitojë “sepse ne jemi të bashkuar. Ukraina, Amerika dhe e gjithë bota e lirë”.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën me një shtesë prej 1.8 miliardë dollarësh, që do të përfshijë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot, dhe pretendon se bëhet fjalë për ndihmën e mbrojtjes dhe jo përshkallëzimin e konfliktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliminimi nga Kupa e Kosovës përballë Lirisë ishte një dështim…