Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Dorëzohuni, Putini po ju dërgon drejt vdekjes
25 shtator 2022
| 15:37
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri një thirrje rusëve duke thënë se presidenti i tyre me vetëdije po i dërgonte qytetarët në vdekje.
Duke folur në rusisht, Zelensky u bëri thirrje forcave të Moskës të dorëzohen, reaporton Al Jazeera.
“Do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar… Askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj”, tha presidenti.
Komentet erdhën vetëm disa orë pasi Rusia miratoi një ligj që ashpërson dënimet për dorëzimin vullnetar dhe dezertimin.



