Zelensky: Ukraina ka nevojë për sisteme moderne raketash

13 qershor 2022 | 16:32

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase dhe ato ruse po luftojnë për çdo metër tokë në qytetin lindor Sievierodonetsk.

Ai u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë, duke thënë se Ukraina “ka nevojë për sisteme moderne raketash mbrojtëse”.

Në mesazhin e tij të fundit me video, presidenti Zelensky tha se “objektivi kryesor taktik” i Rusisë nuk ka ndryshuar, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë në Lysychansk, Bakhmut, Slovyansk, në perëndim dhe jugperëndim të qytetit Sievierodonetsk.

“Ushtria ruse po përpiqet të dislokojë forca rezerviste në Donbas. Por, çfarë rezervistësh mund të kenë ata tashmë? Duket se do të hedhin në betejë rekrutë me përgatitje të dobët dhe të tjerë që janë mobilizuar fshehurazi. Gjeneralët rusë i shohin njerëzit e tyre thjesht si mish për top, që iu duhen vetëm për të arritur avantazhin në numra, në njerëz dhe në pajisje ushtarake”, ka thënë presidenti Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi e mbylli huazimin në Mallorca dhe është rikthyer…