Zelensky: Ukrainasit të bëhen gati për sulme të reja nga Rusia

28 nëntor 2022 | 11:50

Qytetarët ukrainas duhet të përgatiten për “sulme të reja”, ka paralajmëruar presidenti Volodymyr Zelenskyy, i cili ka deklaruar së fundmi se kriza nga konflikti “nuk do të qetësohet”.

“Ne e kuptojmë se terroristët po planifikojnë sulme të reja. Ne e dimë këtë si fakt”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij, ndërsa shtoi se për sa kohë që rusë të kenë raketa ata nuk do të ndalojnë”.

Zelenskyy deklaroi se java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa javën e kaluar, kur sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike i sollën ukrainasve ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zhdukur një person nga Gjakova është bërë e ditur…