Zelensky viziton Iziumin: Më parë kur ngrinim sytë lart kërkonim qiellin blu, sot kërkojmë flamurin e Ukrainës

14 shtator 2022 | 13:49

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar qytetin e çliruar të Iziumit, raporton The Guardian.

Më pas ai ka postuar në Telegram, ku ka shkruar: “Më parë, kur ngrinim sytë lart, gjithmonë kërkonim qiellin blu. Sot, kur ne shikojmë lart, ne kërkojmë vetëm një gjë – flamurin e Ukrainës”.

Izium ishte një nga më shumë se 300 vendbanimet që ushtria ukrainase rimarrë që nga 6 shtatori.

“Flamuri ynë blu-verdhë tashmë po valëvitet në Izium të de-pushtuar”, vazhdoi Zelenskiy. “Dhe kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Ne po ecim vetëm në një drejtim – përpara dhe drejt fitores”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania serbe, Elektrosever, e licencuar për furnizimin e veriut të…