Zelenskyy informon Uashingtonin se do të shkarkojë shefin e ushtrisë

03 shkurt 2024 | 18:50

Disa media perëndimore sugjerojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka informuar Uashingtonin se do të shkarkojë Valeriy Zaluzhnyi, kreun e forcave të armatosura të Ukrainës.

Thashethemet për shkarkimin e tij të afërt kanë qarkulluar dhe zakonisht i referohen mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy burrave, shkruan euronews.

Uashingtoni nuk ka bërë asnjë koment, duke thënë se kjo është çështje e Ukrainës dhe jo e ShBA-së.

Ndërkohë, të premten mbrëma u dëgjuan sirenat ajrore në të gjithë Ukrainën juglindore derisa grupe dronësh rusë u raportuan që po shkonin drejt qyteteve Kryvi Rih, Kherson, Dnipro dhe Odesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, Partia Demokratike e Kosovës…