Zemaj: E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia, do të shikojmë mundësinë për reciprocitet

08 korrik 2020 | 21:32

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin.

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo çështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shumë raste me ne por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve.  Ne kishim një numër të madh të qyteteve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare.”

Zemaj thotë se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkohet testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala kosovare. “Do të shikojmë mundësinë që të vendosim reciprocitet”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga deputetët e…