Zemaj: Gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen nga ora 21:00

31 tetor 13:08

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19 me ç’rast është marrë vendim gastronomia dhe qendrat tregtare do të jenë të mbyllura nga ora 21:00-05:00.

Ky vend hyn në fuqi pas nënshkrimit nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe vlen për dy javët e ardhshme, deri në vlerësimin e radhës të situatës me COVID-19.

“MSH, IKSHPK e Komiteti duhet të veprojmë të gjithë së bashku. Numri i lart i infektimeve na obligon të marrim masa. Masat të cilat i kanë propozuar bashkërisht, kanë të bëjnë që është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet publike dhe private. Shëndetësia dhe siguria duhet të punojnë me kapacitete të plota”, u shpreh ai.

Ai ka shtuar se personat me sëmundje kronike dhe mbi moshën 60 vjeçare do t’u ndalohet paraqitja në punë.

“Ligjëratat në universitete të zhvillohen vetëm online edhe publike edhe private. Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit. Gastronomia u ndalohet nga ora 21 deri në 5. Është në diskutim që ekipet mjekësore a do të duhet të bëjnë kontrolle në pika kufitare. Konviktet dhe menza e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar masat. Për të gjithë shkelësit e këtyre masat do të ndëshkohen. Vendimet që do të merren do të shqyrtohen brenda dy jave”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me…